Shqip   
 
  • Anglisht
  • Serbisht
 
    FAQ   Rreth TVim
 
  Kërkoni për kanale televizive apo programe televizive në TV guidë.    

FAQ

 
  • Q

    Çka është TVim?

     
    A

    TVim është një mënyrë e re dhe e veçantë për të parë kanalet e përzgjedhura nëpërmjet internetit, të cilës ju mundeni ti qaseni lehtësisht nga telefoni juaj i mençur, tableta, laptopi ose kompjuteri juaj personal.
    TVim u mundëson gjithë anëtarëve të familjes tuaj të shohin programet e tyre të preferuara televizive, në çdo kohë, duke ju ofruar atyre një përvojë të re nga ekranet e ndryshme të pajisjeve elektronike që lidhen me internet. Momentalisht, shërbimi ofrohet vetëm për abonentët aktivë të shërbimeve tona të kombinuara (DUO, TRIO apo QUATRO).

     
  • Q

    Si funksionon TVim?

     
    A

    TVim funksionon si uebfaqe ose aplikacion mobil në tri gjuhë, në të cilen qasja është e lehtë dhe përdorimi është i thjeshtë. Për të pasur qasje në aplikacionin e bazuar në ueb, ju duhet të vizitoni www.tvim.tv dhe të regjistroheni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj, i cili ju është dhënë paraprakisht me abonimin në shërbimet tona të kombinuara (DUO, TRIO apo QUATRO). Ndërsa, përdorimi i shërbimit nga aplikacionet mobile, varet nga sistemi operativ që ju përdorni - Apple iOS ose Google Android, dhe në cilindo rast ju do të duheni të vizitoni dyqanet virtuale të aplikacioneve, si App Store ose Google Play prej nga mund të shkarkoni aplikacionin mobil falas, dhe të regjistroheni në të njëjtën mënyrë siç regjistroheni për aplikacionin në ueb. Shërbimi mundësohet kudo brenda rrjetit IPKO në Kosovë.

     
  • Q

    Si mund të regjistrohem ose të abonohem në TVim?

     
    A

    Për tu regjistruar ose abonuar në TVim ju duhet të jeni abonent aktiv në shërbimet tona të kombinuara (DUO, TRIO apo QUATRO) dhe vetëm atëherë ju mund të regjistroheni për shërbimin TVim. Me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që posedoni, të cilat i keni marrë kur jeni abonuar në njërën prej dy shërbimeve të lartpërmendura, ju lehtësisht mundeni t’i qaseni shërbimit TVim: www.tvim.tv duke u identifikuar me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.

     
  • Q

    Ku mund ta marr emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tim?

     
    A

    Ju duhet të përdorni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, me të cilët jeni të pajisur, kur jeni abonuar në një nga shërbimet e kombinuara të IPKO’së (DUO, TRIO ose QUATTRO). Nëse e keni harruar fjalëkalimin, ju lutemi kontaktoni qendrën tone të thirrjeve, ose na vizitoni në njërin nga dyqanet tona zyrtare, dhe ne do ta ndryshojmë fjalëkalimin tuaj.

     
  • Q

    Si ta shkarkoj aplikacionin për telefon të mençur?

     
    A

    Nëse jeni përdorues i sistemit operativ Android, klikoni për të shkuar në Google Play Store, ndërsa nëse jeni përdorues i sistemit operativ iOS, klikoni për të shkuar në App Store. Për cilindo nga këto dy sisteme operative, shkarkimi i aplikacionit është FALAS.

     
  • Q

    Sa kushton regjistrimi për TVim?

     
    A

    TVim kushton vetëm 5€ në muaj.

     
  • Q

    Cilat janë kanalet që vijnë me TVim?

     
    A

    TVim vjen si përzgjedhje e kanaleve brenda dy pakove, dhe kjo varet nga shërbimi i kombinuar në të cilin ju jeni paraprakisht të abonuar, përkatësisht abonimit në pako Familjare apo Premium. Në rast të abonimit në pakon Familjare, TVim ju ofron këto kanale: IPKO, RTK, Top Channel, Klan T, Klan Kosova, Top News, T-Channel, Bang Bang, Cufo TV, Junior TV, My Music, Digi +, Film Komedi, Film Aksion, EXP Shkence, EXP Histori, Fox Life, SuperSonic TV. Në rast të abonimit në pako Premium, TVim ju ofron këto kanale: IPKO, RTK, Top Channel, Klan T, Klan Kosova, Top News, T-Channel, Bang Bang, Cufo TV, Junior TV, My Music, Digi +, Film Komedi, Film Aksion, EXP Shkence, EXP Histori, Fox Life, Fox Crime, SuperSonic TV, musicAL, Euro Sport, Super Sport Kosova 1, Super Sport Kosova 2. Por, kjo nuk është e tëra, përmbatjen e këtyre dy pakove do ta pasurojmë vazhdimisht.

     
  • Q

    A mund të abonohem në TVim si përdorues i internetit?

     
    A

    Fillimisht, TVim ofrohet vetëm për përdoruesit e njërit prej shërbimeve tona të kombinuara (DUO, TRIO apo QUATRO), dhe nuk ofrohet vetëm për përdoruesit e internetit. Pas regjistrimit në TVim si shërbim shtesë, juve ju mundësohet shikimi i programeve tuaja të preferuara edhe nga pajisjet tjera, kudo në Kosovë.

     
  • Q

    A mund të përdori TVim nëse jam klient i biznesit?

     
    A

    TVim është produkt i cili është dizajnuar për përdoruesit privat, të cilëve ju ofron përvojë personale të televizionit. Nëse përdoruesi i shërbimeve tona të biznesit, njëkohësisht është i abonuar edhe në njërën nga shërbimet tona në cilësinë e përdoruesit privat, atëherë qasja në TVim është e mundur.

     
  • Q

    Sa pajisje mund të lidhen njëkohësisht në shërbimin TVim?

     
    A

    TVim mundëson lidhjen e dy pajisjeve në të njëjtën kohë, ose në çdo kohë, varësisht nga përzgjedhja e përdoruesve.

     
  • Q

    A mund të përdor shërbimin TVim edhe nga televizori im i mençur (Smart TV)?

     
    A

    Nëse televizori juaj i mençur përkrah aplikacionet e sistemit operativ Android, atëherë instalimi dhe përdorimi i TVim është i mundur.

     
  • Q

    A mund të përdori TVim në rrjete tjera (jashtë IPKO’s)?

     
    A

    Fillimisht, një opsion i tillë nuk është bërë i mundur. TVim është dizajnuar në atë mënyrë që të ruaj dhe kontrolloj kualitetin e shërbimit, i cili është i garantuar nga IPKO. Për më shumë informata ju lutemi referojuni pyetjes – Si punon?

     
  • Q

    A mund të përdori TVim në GPRS?

     
    A

    Kualiteti i videos së transmetuar në TVim kërkon kapacitet më të lartë të internetit (ngjashëm me shërbimin Youtube), prandaj kërkesat teknike e pamundësojnë shikimin e kanaleve të TVim përmes rrjetit të internetit mobil – 2G.

     
  • Q

    A do të shtoni kanale tjera në TVim?

     
    A

    TVim do të vazhdojë të pasurohet me kanale të reja televizive në të ardhmen. IPKO vazhdimisht është duke punuar dhe testuar tipare të reja të shërbimit, për të ofruar përvojën më të mirë të shërbimit për konsumatorët e saj.

     
  • Q

    A mund të vendos SMS përkujtues, edhe nëse unë nuk kam numër mobil IPKO?

     
    A

    TVim përkrah SMS përkujtuesit vetëm për abonentët e telefonisë mobile IPKO. Nëse nuk keni numër të IPKO’së, ju lutemi vizitoni njërin nga dyqanet tona, ne do të gjejmë një pako të përshtatshme të telefonisë mobile që do ti përshtatet nevojave tuaja.

     
  • Q

    Sa përkujtues mund të vendosi?

     
    A

    Përdoruesit lejohen që të vendosin deri në 5 përkujtues në ditë, dhe deri në 10 përkujtues së bashku.

     
  • Q

    Nëse kam TVim dhe vizitoj dikë tjetër që poashtu ka qasje në shërbim, a do të më punoj aplikacion?

     
    A

    Po. Në rast të dy përdoruesit janë të abonuar në TVim, përdorimi i aplikacionit të TVim është i mundur.

     
  • Q

    Nëse kam TVim dhe vizitoj dikë që nuk e ka atë, a do të punoj aplikacioni?

     
    A

    Po. Përderisa personi të cilin jeni duke vizituar, është duke përdorur shërbimet e IPKO-së, ju mund ti shikoni kanalet e juaja të preferuara në TVim.